Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, në terren forca të shumta policie

19 October 2026, 09:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë,

Të rnjtë në Lezhë kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët e qytetit në shenjë proteste.

Ata po marshojnë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë dislokuar forca të shumta policie për të monitoruar situatën.

Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, edhe shumë nxënës të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos paraqiten në shkollë.

Protestat e të rinjve në Lezhë vijojnë kështu edhe në këtë fillimjave, duke shoqëruar situatën me bojkot të mësimit dhe marshime në qytet.

 

Po ndodh...