Tragjedi në Fushë Krujë! Kamarieri shtyn me shaka kolegun 16 vjeçar në ashensor, këputet kavoja dhe i merr jetën

Dy persona janë arrestuar nga policia e Krujës pas vdekjes së një 16-vjeçari, i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u shkëput ashensori në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë.
Endri Stafuka, kamarier në një restorant në Fushë Krujë, dhe Afrim Vathi, pronar i biznesit, janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pas vdekjes së një kamarieri 16 vjeçar. Endri Stafuka akuzohet për vrasje, kurse pronari Afrim Vathi për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Fshehje të të ardhurave".
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se 26-vjeçari dhe 16-vjeçari po bënin shaka me njërit-tjetrin dhe kamarieri Endri Stafuka e ka shtyrë të miturin për të zbritur poshtë në katin e parë të lokalit. Për pasojë ashensori ka pësuar shkëputje dhe i 16 vjeçari ka përplasur kokën në pllaka ku ka humbur jetën në vend.
Komunikatë për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
A e kupton Doktori që Gjenerata 'Z' nuk është Gjenerata e Zenit?
Përpëlitja e Edi Ramës në konfliktin e tij të brendshëm!
Telefonatë nga Washingtoni (Trump këshillon Ramën)
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
