“Zegjineja u tall duke i dhënë pensionistit dy qese dhe 500 lekë”, qytetarja e revoltuar në protestë: Balla nxjerr video të zjarreve jashtë ndërsa Shqipëria digjet!

21 August 2026, 21:23 / POLITIKË ALFA PRESS
“Zegjineja u tall duke i dhënë pensionistit dy qese dhe 500

Gjatë protestës kundër qeverisë, një qytetare ka lëshuar akuza dhe ironi të forta ndaj zyrtarëve të mazhorancës, duke u ndalur te trajtimi i pensionistëve dhe menaxhimi i situatës së zjarreve në vend.

Qytetarja denoncoi sjelljen e deputetes së PS Zegjine Çaushi, duke marrë si shembull vizitën e saj te një pensionist në fshat. Ajo theksoi se në vend të rritjes së pensioneve që nuk mjaftojnë as për bukë, pushtetarët u çojnë pensionistëve dy qese me thërrmija dhe një 500-lekësh në dorë për t’u marrë votën.

“Atij i kanë larguar fëmijët këta. Po pse, një pensionist do birra apo do një pension të lartë? I kanë pensionet nga 100 mijë lekë, nuk po hanë dot bukë dhe ajo shkon i jep thërrmija. Kështu tallen me ne, i gënjejnë pensionistët me dy qese dhe u marrin votën,” u shpreh ajo, duke propozuar me ironi t’i dhurohet një abetare dhe një numeratore zyrtares për të mësuar si të numërojë.

Më tej, protestuesja u ndal te situata dramatike me zjarret masive ku po digjen shtëpitë dhe pasuritë e shqiptarëve. Ajo kritikoi drejtpërdrejt Taulant Ballën për postimin e videove nga jashtë vendit të fikjes së zjarreve, ndërkohë që realiteti në terren sipas saj është mjaft i mjerueshëm.

 

Ajo nënvizoi se në terren zjarrfikësit dhe banorët po përballen me flakët me mjete rrethanore: “Pashë një video ku zjarrfikësit tanë fiknin zjarri me gjethe fiku. Një tjetër merrte pompën që spërkat rrushin dhe fikte zjarrin. Këtu jemi katandisur ne.”

 

Po ndodh...