"Tërmet" në TCh/ Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet nga Fiks Fare, gazetarja e terrenit Antela Lika merr drejtimin e emisionit

20 August 2026, 19:42 / AKTUALITET ALFA PRESS
"Tërmet" në TCh/ Pas 20 vitesh, Filip Çakuli largohet

Pas më shumë se 20 vitesh në krye të Fiks Fare, gazetari dhe drejtuesi Filip Çakuli pritet të largohet nga emisioni investigativ, duke i hapur rrugë një kapitulli të ri në historinë e formatit.

Sipas burimeve të Alfapress.al pranë, Top Channel, Filip Çakuli dhe zëvendësuesja e tij, Denisa Haxhiaj, janë njoftuar për largimin nga emisioni.

Fiks Fare, emisioni i parë investigativ i këtij lloji në Shqipëri, ka një histori prej 25 vitesh dhe gjatë kësaj kohe është kthyer në një prej programeve më të njohura të gazetarisë investigative në vend.

Drejtimin e skuadrës së Fiks Fare mësohet se e ka marrë tashmë gazetarja Antela Lika, një prej emrave të njohur të ekipit investigativ. Antela Lika është autore e disa prej investigimeve më të forta dhe denoncimeve që kanë bërë jehonë ndër vite në ekranin e Fiks Fare.

Ndryshimi shënon një kthesë të rëndësishme për emisionin, i cili pritet të vijojë rrugëtimin me një drejtim të ri, por duke ruajtur fokusin te gazetaria investigative dhe denoncimi i problematikave që prekin qytetarët.

Largimi i Filip Çakulit, pas një periudhe kaq të gjatë, shënon fundin e një epoke për Fiks Fare, ndërsa kalimi i drejtimit te Antela Lika, pritet të sjellë një kapitull të ri për emisionin./Alfapress.al

Po ndodh...