Rekord historik në tregun valutor, çfarë ka ndodhur me euron në tre muajt e fundit
Vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të cilat tregojnë se vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, një rritje me rreth 30% e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Volumi i këmbimeve valutore kaloi edhe vlerat e regjistruara në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, periudhë e cila, për shkak të karakteristikave sezonale, shënon zakonisht volumet më të larta vjetore të këmbimeve valutore pasi këtë vit, këto vlera janë tejkaluar që në tremujorin e dytë, duke shënuar një rekord historik.
Pavarësisht rritjes së volumit të këmbimeve, që tregon rritje të ofertës për valutë në treg, leku vijoi trendin e tij mbiçmues edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Kursi mesatar i lekut kundrejt euros zbriti në 94.8 në muajin qershor, nga 96 në muajin mars, me një forcim mesatar mujor të lekut prej 0.4%. Në terma vjetorë, mbiçmimi i lekut u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë, nga 2.6% që ishte në tremujorin paraardhës.
Tendenca mbiçmuese u theksua më tej gjatë muajit korrik, ku në tre javët e para kursi mesatar EUR/LEK zbriti në 93.8, me një forcim vjetor prej 4.0%.
Ndërkohë, e njëjta tendencë po vazhdon edhe gjatë muajit gusht, kur kursi i këmbimit EUR/LEK ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme poshtë kufirit të 93 lekëve, në vlerat minimale historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën euro u këmbye me 92.76 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe, rrjedhimisht, edhe forcimi i vazhdueshëm i lekut, mbetet e lidhur ngushtë me ecurinë e bilancit të pagesave.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128