“Reforma, shfarosëse dhe denigruese”/ Banorët e Poliçanit kundër bashkimit me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës!

Bashkia Poliçan ka vijuar dëgjesat publike me qytetarët në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale. Gjatë takimit të zhvilluar në qytet, banorët janë shprehur kategorikisht kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Poliçan me Bashkinë e Beratit, duke e cilësuar këtë projekt si shkatërrues për të ardhmen e zonës.
Gjatë fjalës së saj, një nga qytetaret e pranishme e cilësoi projektin e reformës si “shfarosës dhe denigrues”, duke hequr paralele me pasojat që solli shkrirja e mëparshme e komunave në fshatrat e braktisura. Ajo ngriti shqetësimin për largimin e shërbimeve, varfërimin e zonave dhe degradimin e arsimit në klasa kolektive.
Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, ajo kërkoi reflektim të menjëhershëm, duke bërë thirrje që kreu i qeverisë “t’i vendosë gishtin kokës”. “Zoti kryeministër, qytetarët e Poliçanit nuk kanë bërë asnjë turp me flakën që i vunë teserave, por i kanë thënë stop zjarrit e vullkanit që po ndiznin në zemrat e shqiptarëve. Ne nuk jemi marioneta, por do të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. I them jo kësaj reforme denigruese”, u shpreh ajo mes të tjerash.
Kundërshtim të fortë shprehu edhe një prind e trajner i rinjve në Poliçan, i cili e quajti reformën “vrastare për qytetin” dhe kërkoi që vendimmarrja t’u lihet vetë banorëve përmes votës. “Unë nuk largohem nga vatani im, fëmijët e mi do t’i rris këtu. Nuk e lë vatanin e prindërve të mi që kanë derdhur 40 vjet djersë. Politika duhet të na pyesë ne; të bëhet referendum dhe ta vendosim me votën tonë,” deklaroi ai.
Ndërkaq, një tjetër banor e cilësoi tjetërsimin e autonomisë vendore si një “gjenocid të kohëve moderne” me marifete administrative, që rrezikon t’i lërë qytetarët pa spital e pa shërbime bazë. Ai iu bëri thirrje deputetëve të qarkut të Beratit që të përballen me popullin dhe të mbajnë përgjegjësi: “Deputetët e zonës tonë duhet të vijnë këtu ballë për ballë, t’i dëgjojnë kërkesat e popullit sepse u kemi dhënë votën. Ne do ta bëjmë betejën me ligj e me rregulla deri në fund, sepse na takon të qëndrojmë si bashki.”
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128