Tragjedi te Rana e Hedhun/ Përplasen dy skafe, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë
20 August 2026, 17:54 / AKTUALITET
Një aksident është regjistruar sot në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar me inicialet K.Gj. ka humbur jetën, ndërsa një tjetër, U.M., ka mbetur i plagosur rëndë.
Pas aksidentit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përgjegjëse, të cilat po vijojnë ndërhyrjen për nxjerrjen e personave të përfshirë.
Ndërkohë, Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128