“Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë”/ Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia
Poli Hoxha: Nga dosja Balluku te Rama, hetimi i SPAK-ut po zgjerohet në disa pista
Gazetari Poli Hoxha, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet e fundit të hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë, duke u fokusuar te dosja që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe te pista që, sipas tij, mund të çojnë drejt kryeministrit Edi Rama.
Hoxha tha se hetimi nuk duhet parë vetëm në kuadër të akuzave fillestare për tenderat. Sipas tij, ato kanë shërbyer si pikënisje për të zbardhur një skemë më të gjerë, të cilën gazetari e përshkroi si një “rrjetë merimange”.
Në vijim të hetimeve, sipas Hoxhës, SPAK ka zgjeruar pistat duke përfshirë dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe organizatë kriminale, ndërsa janë shtuar edhe elementë që lidhen me lotet e ndryshme të rrugëve. Ai deklaroi se, nëse do të mblidheshin të gjitha akuzat e ngritura, masa e dënimit për Ballukun mund të arrinte deri në 36 vite burg.
Një pjesë e rëndësishme e dosjes, sipas gazetarit, lidhet me gjurmimin e parave. Hoxha tha se janë dërguar një numër i konsiderueshëm letër-porosish ndërkombëtare për të verifikuar lëvizjet financiare dhe për të identifikuar mënyrën se si paratë e dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme mund të jenë transferuar në prona apo llogari bankare jashtë Shqipërisë.
Por fokusi i deklaratave të tij u zhvendos më tej, te kryeministri Edi Rama. Hoxha pretendoi se në dokumentet e hetimit emri i Ramës shfaqet në disa raste dhe se linjat e ndryshme të dosjes, sipas tij, mund të çojnë drejt tij.
Për këtë arsye, gazetari deklaroi se Rama duhet të thirret në SPAK për të dhënë shpjegime mbi çështjet që po hetohen. Sipas Hoxhës, kjo duhet të ndodhë pavarësisht presioneve apo përpjekjeve politike që ai pretendon se synojnë të pengojnë procedurat e drejtësisë.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128