Tragjedi në Nigeri/ Përmbyset varka, humbin jetën 40 fëmijë

20 August 2026, 19:26 / BOTA ALFA PRESS
Tragjedi në Nigeri/ Përmbyset varka, humbin jetën 40

Të paktën 40 fëmijë kanë humbur jetën pasi një varkë është përmbysur në Sokoto, në veriperëndim të Nigerisë.

Lajmi është raportuar nga Reuters, duke cituar një zyrtar lokal. “Deri tani mund të konfirmoj se janë nxjerrë rreth 40 trupa fëmijësh”, deklaroi Abdulkadir Yusuf, përgjegjës i zonës për këtë autoritet.

Ngjarja ka ndodhur teksa pasagjerët po udhëtonin drejt fushave të orizit, për të marrë pjesë në punët bujqësore, përfshirë mbjelljen ose korrjen.

Sipas drejtuesit lokal të zonës, Sarkin Daji, në varkë ndodheshin pasagjerë që po udhëtonin drejt tokave bujqësore kur ndodhi tragjedia.

Autoritetet vijojnë kërkimet në ujë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në bord dhe nëse bilanci i viktimave pritet të rritet.

Po ndodh...