Nafta kap çmimin rekord, arrin në 219 lekë, vetëm 5 lekë poshtë nivelit të krizës
Çmimi i naftës në Shqipëri po i afrohet sërish niveleve rekord.
Mos stabiliteti i çmimeve të karburanteve të shkaktuara nga Lufta në Lindjen e Mesme, duket se po ngre nevojën për rikthimin e bordit të transparencës në Shqipëri. Në pikat e karburanteve, një litër naftë po shitet deri në 219 lekë, nga 199 lekë në fillim të gushtit.
Në më pak se tre javë, shtrenjtimi arrin rreth 20 lekë për litër.
Për një automjet që furnizohet me 50 litra, kjo përkthehet në rreth 1 mijë lekë më shumë për çdo mbushje të depozitës.
Rritja në tregun vendas ka ardhur paralelisht me shtrenjtimin në bursat ndërkombëtare. Nafta Brent është tregtuar këto ditë rreth 91–93 dollarë për fuçi, nën presionin e tensioneve ndërkombëtare.
Në fillim të muajit prillit, në kulmin e krizës së shkaktuar nga mbyllja e ngushtiës së hormuzit, nafta Brent arriti deri në rreth 119.5 dollarë për fuçi. Bordi i Transparencës vendosi më 3 prill çmimin maksimal të naftës në 224 lekë për litër.
Sot, me naftën bruto rreth 25 deri në 30 dollarë më lirë për fuçi, çmimi në Shqipëri është vetëm 5 lekë më i ulët, në 219 lekë për litër.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128