Skandal në Pustec, lihet jashtë himni shqiptar në ceremoninë ku ishte Mickoski
Himni shqiptar është lënë jashtë ceremonisë së Festivalit Folklorik Maqedonas në Pustec, ndërsa në aktivitetin ku ishte i pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është ekzekutuar vetëm himni maqedonas.
Një tjetër episod që vështirë se mund të shpjegohet thjesht si një “gabim protokollar”, sidomos kur bëhet fjalë për një zonë me prani historike të komunitetit shqiptar dhe kur raste të ngjashme janë shënuar edhe më parë.
Qasja e Mickoskit ndaj shqiptarëve po shfaqet gjithnjë e më shumë si një politikë e standardeve të dyfishta: fjalët për bashkëjetesë janë të bukura në deklarata, por respekti për identitetin shqiptar duket se mbetet opsional në praktikë.
Të mos luash himnin shqiptar në një aktivitet ku komuniteti shqiptar është pjesë e pandashme e realitetit lokal nuk është thjesht një mungesë ceremoniale. Është një sinjal politik që nuk mund të anashkalohet.
Dhe kur një situatë e tillë përsëritet, përgjegjësia nuk mund të fshihet pas organizatorëve apo protokollit. Përgjegjësia bie mbi qeverinë që Mickoski drejton.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128