Himni shqiptar u anashkalua në Pustec, reagon kryebashkiaku: E kisha kërkuar, kërkoj ndjesë!

20 August 2026, 21:06 / POLITIKË ALFA PRESS
Himni shqiptar u anashkalua në Pustec, reagon kryebashkiaku: E kisha

Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë aktivitetit folklorik maqedonas, ku u ekzekutua himni i Maqedonisë së Veriut, kurse ai shqiptar u anashkalua.

Kolefski shprehet për mediat se kishte kërkuar paraprakisht nga organizatorët që në ceremoninë zyrtare të përfshihej edhe himni shqiptar, sepse një gjë e tillë parashikohet nga protokolli shtetëror.

Kryebashkiaku tha se i kishte kërkuar organizatorit, kryetarit të shoqatës së VMRO-së në Shqipëri, programin zyrtar të aktivitetit dhe, pasi kishte mësuar se ceremonia do të hapej me himnin maqedonas, kishte kërkuar që të ekzekutohej edhe himni shqiptar.

Kolefski kërkoi ndjesë për situatën, edhe pse nënvizoi se Bashkia e Pustecit nuk ishte organizatore e aktivitetit, por vetëm e ftuar në të.

Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk e kishte pritur mirë situatën.

“Të them të drejtën, para se të zhvillohej ky aktivitet, kam kërkuar nga organizatorët, konkretisht nga kryetari i shoqatës së VMRO Shqipëri. I kam kërkuar programin zyrtar ku më kanë thënë që ka këngë e valle tradicionale maqedonase dhe do hapet me himnin maqedonas. Ja kam kërkuar që në momentin që do ekzekutohet himni maqedonas, duhet të jetë patjetër edhe himni shqiptar sepse është në ccdo protokoll, në ccdo pritje zyrtare ose hapje të ceremonive zyrtare.

 Duhet patjetër të jetë dhe himni i shtetit sepse ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni. Kërkoj ndjesë vërtet pavarësisht se nuk më takon mua sepse skam qenë organizator si bashki e Pustecit, si organizatore e këtij aktiviteti. Kemi qenë të ftuar në këtë koncert megjithatë kërkoj ndjesë. Edhe kryeministri maqedonas nuk e priti mirë këtë. Të tre flamujt i kemi ccuar nga bashkia si simbol për miqësi midis të dy shteteve që aspirojnë për të shkuar në BE. Kam folur me kryeministrin maqedonas, ishte shumë i shqetësuar në ato momente sepse edhe unë u ndjeva shumë keq dhe e kap kapur si situatë. Por ishte një moment që s’mund të reagoja fare”, u shpreh Pali Kolefski.

 

 

Po ndodh...