Zjarr i madh në Dukat, flakët drejt Parkut të Llogarasë, banorët kërkojnë ndihmë nga autoritetet

20 August 2026, 20:46 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr i madh në Dukat, flakët drejt Parkut të Llogarasë,

Disa vatra zjarri janë shfaqur njëkohësisht në kodrat pranë fshatit Dukat, në Vlorë, duke alarmuar banorët e zonës.

Flakët janë konstatuar nga banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Ndërkohë, disa prej tyre janë nisur vetë drejt zonës për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Zjarri vijon të përhapet në një terren të mbuluar me shkurre, ndërsa ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së aksesit për automjetet.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë dhe po vlerësojnë mundësitë për ndërhyrje, ndërsa situata po monitorohet me kujdes për shkak të afërsisë me Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Zona e Dukatit dhe hapësirat përreth Llogarasë janë përballur edhe më herët me vatra zjarri, të cilat kanë paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt masivit pyjor.

Po ndodh...