Kush do të drejtojë Gjykatën e Lartë? Nis procedura për pasuesin e Sadushit

Gjykata e Lartë ka hapur procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi mandati trevjeçar i Sokol Sadushit në krye të institucionit përfundon më 17 tetor 2026.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret ligjore dhe dëshirojnë të kandidojnë për këtë post kanë afat deri më 11 shtator 2026 për të paraqitur shprehjen e interesit, së bashku me dokumentacionin e kërkuar.
Procedura synohet të përfundojë përpara përfundimit të mandatit të Sadushit, në mënyrë që kryetari i ri të nisë detyrën më 18 tetor 2026 dhe drejtimi i institucionit të vijojë pa ndërprerje.
Pas përfundimit të mandatit si kryetar, Sadushi do të vijojë të jetë pjesë e Gjykatës së Lartë si gjyqtar. Ai u emërua në këtë detyrë në vitin 2020 dhe mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë është nëntëvjeçar, duke zgjatur deri në vitin 2029.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128