Vrasja e turistit portugez, Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë dalin para Gjykates së Sarandès
Sokrat Lipan, i njohur edhe me emrin Sokrat Vata 29 vjeç , së bashku me 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimet për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Sarandës.
Sipas raportimeve, ata do të njihen me masat e sigurisë, pas operacionit të gjerë hetimor të ndërmarrë nga organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Ksamil, ku u gjet i vdekur 20-vjeçari portugez.
Sipas raportimeve, molla e sherrit mes 20 vjeçarit dhe 29 vjeçarit dyshohet të ketë qenë ngacmimi i një vajze nga ana e viktimës, i cili ndodhej në shoqërinë e disa të huajve të tjerë. Gjatë këtij konflikti me mjete prerëse, përveç 20-vjeçarit që humbi jetën, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një tjetër shtetas i huaj që ndodhej me viktimën.
Pas ngjarjes së rëndë, 29-vjeçari, i cili punonte si bodigard, është ndihmuar për t’u larguar nga Ksamili nga dy turq, një djalë dhe një vajzë, të cilët e futën atë në bagazhin e makinës. Mirëpo, arratisja e tij u ndërpre, pasi, siç raportohet, policia e ka vendosur telefonin në përgjim dhe, përmes gjurmimit të valëve, lokalizoi lëvizjen e mjetit.
Makina u ndalua në Fier, ku efektivët bënë të mundur prangosjen e autorit të fshehur në bagazh dhe shoqërimin e dy shtetasve turq.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128