Televizioni publik austriak: Nuk ndalet Revolucioni Flamingo, mijëra njerëz në rrugë prej gati 3 muajsh

21 August 2026, 12:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Televizioni publik austriak: Nuk ndalet Revolucioni Flamingo, mijëra

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit Flamingo në Shqipëri.

Televizioni publik austriak ORF raporton se Shqipëria po përjeton një Revolucion Flamingo.

“Që prej tre muajsh, mijëra njerëz dalin në rrugë çdo ditë. Qëllimi i tyre është më i madh se sa të mbrohet një zonë shumimi i flamengove,” raporton media e njohur austriake.

Më poshtë raportimi i gazetares austriake nga Tirana:

“Kështu duken rrugët e Tiranës çdo mbrëmje që nga fundi i majit.

Shkak për këto protesta masive u bënë planet për dy resorte luksoze në zonën e mbrojtur natyrore të Zvërnecit në deltën e lumit Vjosa dhe në ishullin e Sazanit.

Një ndryshim ligjor i vitit 2024 për investimet strategjike u ka hapur rrugën këtyre projekteve ndërtimore në zonë të mbrojtur.

Në të njëjtin vit, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, publikoi planet e tij për Shqipërinë.

Sa më shumë merrnin formë këto plane, aq më shumë zemërohej popullata.

Për ta, projekti përfaqëson politikat e gabuara në vend.

Edhe Bashkimi Evropian, i cili kërkon ta shohë Shqipërinë në BE në vitin 2030, po e vëzhgon projektin nga afër.

Por edhe nëse projekti, të cilin kryeministri Edi Rama e mbron fort, anulohet, problemet në vend janë ende larg zgjidhjes.

Kërkesa për reforma është e prekshme dhe njerëzit nuk lodhen duke vazhduar të dalin në rrugë për to”.

Po ndodh...