Nën akuzë me Belinda Ballukun/ GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli

21 August 2026, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS
Nën akuzë me Belinda Ballukun/ GJKKO zbut masën e sigurisë

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është nën hetim për procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas raportimeve ndaj Gjylit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Ndërkohë të njejtat masa sigurie janë vendosur nga GKKO edhe për ish-administratorin e KESH, Erald Elezi.

Gentian Gjyli, është i pandehur në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ai akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të SPAK, çështja lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një kontratë me vlerë rreth 170 milionë euro pa TVSH.

Gjyli ka qenë në detyrën e drejtorit të Ndërtimit dhe Mirëmbajtjes në ARRSH gjatë zhvillimit të kësaj procedure.

Po ndodh...