Aksident te ‘Pushimi i Shoferit’ në autostradën Lushnje-Fier/ Makina përplaset me furgonin, plagosen disa persona
21 August 2026, 16:14 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier.
Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.
Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës. Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128