"E di ku ti fus fiqtë?"/ Gazetari Arjan Konomi përplaset me kryeministrin në Vuno, Linda Rama e fyen, truprojat e shoqërojnë dhunshëm!
Një incident i pazakontë është shënuar këtë të enjte në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me pjesëtarë të eskortës dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama.
Konomi, banor i Vunoit, ka treguar në rrjetet sociale versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se gjithçka nisi pas një debati për parkimin e automjeteve të eskortës së kryeministrit.
Sipas Konomit, gjatë orëve të paradites, në Vuno ishin vendosur gjoba ndaj automjeteve të parkuara, ndërsa më vonë ai ka parë familjen e kryeministrit dhe eskortën e tij të ndaluar në fshat.
“Gjithë Vunoi u zgjua sot me gjoba për makinat. Më vonë, pas orës 12:00, dola për të mbledhur fiq dhe, kur u ktheva, pashë familjen e kryeministrit dhe eskortën e tij. E gjithë eskorta kishte parkuar në zonën ku ndalohet parkimi, ndërsa policia rrinte aty”, rrëfen Konomi.
Ai thotë se ka nisur të regjistrojë me telefon dhe u është drejtuar efektivëve të policisë, duke i pyetur përse nuk gjobitej edhe eskorta e kryeministrit, ashtu siç, sipas tij, ishin gjobitur banorët e Vunoit më herët.
“Unë nisa të bëja një video dhe i thashë policisë: Pse nuk e gjobitni edhe kryeministrin, siç keni gjobitur Vunoin para pak orësh?”, tregon gazetari.
Sipas rrëfimit të tij, në atë moment Edi Rama e ka thirrur për t’u afruar dhe për të diskutuar mbi situatën.
“Në atë moment Rama më thirri dhe u afrova. Më tha: ‘Ulu’. I thashë: ‘Si do t’ia bëjmë ne për parkimin? Ky është shqetësimi im’. Nuk përdora fjalë ofenduese”, shprehet Konomi.
Ai pretendon se situata është tensionuar më pas pas ndërhyrjes së bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, të cilën e akuzon për sjellje agresive ndaj tij.
“Ai më ftoi të ulesha, por nuk pati kohë, sepse zonja Linda Rama, me një arrogancë dhe histerizëm, më tha ta lija të qetë. Si një nëpërkë, m’u hodh në fyt, aq sa tronditi edhe djalin e saj me reagimin që pati”, rrëfen Konomi.
Në vijim, gazetari tregon edhe një episod me fiqtë që kishte mbledhur.
“Unë mbeta dhe i thashë: ‘Po të jap disa fiq’. Por ajo m’u kthye duke më thënë: ‘E di ti se ku t’i fus ato fiq?’ Shyqyr që kisha mbledhur fiq, që janë të butë; imagjinoni sikur të kisha mbledhur dardha”, tregon ai.
Konomi pretendon se pak çaste më vonë situata është përshkallëzuar dhe se disa pjesëtarë të eskortës i kanë marrë telefonin.
“Kur po mendoja këtë gjë, më hidhen nja katër bodyguardë, më rrëmbejnë telefonin, ndërsa Linda bërtiste në anën tjetër, në mes të fshatit. Videot m’i fshinë nga telefoni dhe më shoqëruan me një furgon policie, me ‘Shqiponjat’, në Komisariatin e Himarës”, deklaron Konomi.
Sipas tij, ai është mbajtur për disa orë në Komisariatin e Himarës.
Ngjarja është bërë publike edhe pas reagimit të kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili më herët kishte denoncuar përplasjen e gazetarit me eskortën e kryeministrit.
Lapaj ka deklaruar se dënon me forcë “sjelljen përtej ligjit të shoqëruesve të Kryeministrit, por dhe të vetë z. Rama i cili i lejon vetes të drejta mbi ligjin, madje dhe shoqërimin arbitrar të një qytetari pavarësisht kush është”.
Deri më tani, pretendimet e bëra nga Arjan Konomi për marrjen e telefonit dhe fshirjen e videove, si dhe për sjelljen e pjesëtarëve të eskortës dhe familjes së kryeministrit, nuk janë shoqëruar me një reagim zyrtar nga Edi Rama, Linda Rama apo Policia e Shtetit.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128