“InfantinoOut”, tifozët nisin peticion global për largimin e presidentit të FIFA-s
Një valë e re kundërshtimi ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë formë përmes një peticioni global, ku organizatat e tifozëve kërkojnë dorëheqjen e tij dhe ndryshime të thella në mënyrën e drejtimit të institucionit më të lartë të futbollit botëror.
Fushata, e cila mban sloganin “InfantinoOut”, është mbështetur nga organizata të tifozëve në Evropë, Afrikë dhe Amerikën e Veriut, mes tyre Football Supporters Europe, Football Supporters Africa dhe Këshilli i Pavarur i Tifozëve nga Amerika e Veriut. Në nismë janë përfshirë gjithashtu rreth 40 organizata kombëtare tifozësh.
Peticioni u publikua më 19 gusht dhe ka kaluar tashmë 15 mijë nënshkrime të verifikuara, ndërsa rreth 13 mijë prej tyre janë mbledhur vetëm gjatë së enjtes.

Në qendër të pakënaqësisë është projekti FIFA Forward Enterprise, përmes të cilit Infantino synonte të ndante aktivitetet komerciale të FIFA-s në një kompani të veçantë dhe t’u ofronte investitorëve privatë një pjesë të të ardhurave nga kompeticionet madhore.
Projekti, i vlerësuar në rreth 20 miliardë dollarë, parashikonte shitjen e rreth 20% të kompanisë te investitorët privatë. Pas kundërshtimeve të forta nga aktorë të ndryshëm të futbollit, propozimi u tërhoq në fund të korrikut.
Por përfaqësuesit e tifozëve thonë se tërheqja e projektit nuk është e mjaftueshme dhe kërkojnë ndryshime më të gjera në qeverisjen e FIFA-s.
Në peticion kërkohet më shumë transparencë në vendimmarrje, përfshirje e konfederatave, federatave, ligave, klubeve, futbollistëve dhe tifozëve, si dhe një mekanizëm më i fortë dhe i pavarur mbikëqyrjeje.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128