Zjarr i madh në Rrëshen, flakët rrezikojnë banesat, evakuohen menjëherë katër familje
21 August 2026, 15:09 / AKTUALITET
Një zjarr me përmasa të mëdha kanë përfshirë pasditen e sotme zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë. Paraprakisht raportohet se flakët po përhapen me shpejtësi dhe janë të favorizuara nga bimësia e dendur e temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.
Ndërkohë bëhet me dije se deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë intensivisht për shuarjen totale të flakëve.
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128