Dukati prej orësh nën flakë, zjarri “pushton” malin e Çikës, ndërhyrja bëhet e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.
Si pasojë, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është zgjeruar ndjeshëm. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Flakët fillimisht u shfaqën mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, ndërsa gjatë natës zjarri u përhap në drejtim të malit të Çikës.
Forcat zjarrfikëse dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në terren që prej orës 04:00 të mëngjesit. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 forca të ushtrisë, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile.
Për shkak të terrenit të vështirë, operacioni pritet të vijojë për disa orë, ndërsa ekipet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve
Po ndodh...
Pushteti i kotësisë! Protesta i prishi “magjinë” Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128