21 vite burg në Itali, arrestohet në Sauk shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht
Një 40-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.
Shërbimet e Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë lokalizuar në zonën e Saukut shtetasin Ornado Çeta, alias Ceta, banues në kryeqytet.
Sipas Policisë së Shtetit, Çeta është dënuar nga Gjykata e Apelit të Triestes me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për një sërë veprash të rënda penale. Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Autoritetet italiane e kanë shpallur fajtor për “Vjedhje të rënda”, “Mashtrim”, “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”, “Plagosje”, “Kanosje” dhe “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.
Pas arrestimit në Tiranë, Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me Interpol Romën për përfundimin e procedurave ligjore, me qëllim ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë, ku pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
Kur heshtjes i vishet toga
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
