Jesus: Cristiano Ronaldo është simbol i Portugalisë, por tani fokusi është te Norvegjia

4 October 2026, 10:48 / SPORT ALFA PRESS

Jesus: Cristiano Ronaldo është simbol i Portugalisë, por tani

Para takimit me Norvegjinë, trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, foli dhe një herë për Cristiano Ronaldon. Trajneri dha qëndrimin e tij për  “tymnajen” e krijuar, duke e vendosur sërish CR7-tën në qendër të vëmendjes.

“Duhet të përqendrohem te skuadra kombëtare dhe nuk po kërkoj dashuri për veten time”, tha ai. “Cristiano është një simbol i Portugalisë, por unë jam i përqendruar te Norvegjia sepse jam udhëheqësi i një grupi dhe pjesë e një skuadre. Do të ketë kohë për të folur për këtë”.

“Përpara se të bëhesha trajner, isha tifoz i ekipit kombëtar, nuk më interesonte kush ishte trajneri apo kush ishin lojtarët, shikoja lart flamurin tim”.

 “Nuk po e injoroj Cristianon. Le të jetë e qartë se e konsideroj atë një simbol të ekipit kombëtar, një simbol të Portugalisë. Do të kemi kohë të diskutojmë gjithçka tjetër pas ndeshjes. Tani duhet të përqendrohem te ekipi dhe kundërshtari ynë sepse Norvegjia është një nga pesë ekipet kombëtare më të mira në Evropë”.

Po ndodh...