EMRAT/ Revolta në burgun e Pizës, tre shqiptarë dyshohen si organizatorë, njëri transmetoi në TikTok

4 October 2026, 12:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Revolta në burgun e Pizës, tre shqiptarë dyshohen si

Gjykata në Pizë ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e katër të burgosurve dhe ka vendosur mbajtjen e tyre në paraburgim, pasi dyshohen se drejtuan revoltën e së mërkurës, 30 shtator në institucion.

Sipas medias italiane ANSA, mes tyre janë tre shqiptarë: Ilber Arshi, 39 vjeç, Andea Petroniq, 43 vjeç, dhe Daniel Myrtaj, 24 vjeç, si dhe kolumbiani Jerson German Bolanos, 39 vjeç. 

Gjyqtari i hetimeve paraprake, vlerëson se të katërt dyshohen për drejtimin e revoltës përmes dhunës, kërcënimeve dhe kundërshtimit të urdhrave të Policisë së Burgjeve.

Në ngjarje morën pjesë edhe 16 të burgosur të identifikuar, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë.

Myrtaj dyshohet gjithashtu se transmetoi drejtpërdrejt në TikTok nga burgu, ndaj i është ngritur edhe akuza për përdorimin e paligjshëm të telefonit celular brenda institucionit.

Të katër akuzohen edhe për dëmtimin e një pjese të madhe të sektorit ku ndodheshin qelitë e tyre. Pas arrestimit, ata janë transferuar në burgje të tjera të Toskanës./Versus.al

Po ndodh...