Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

4 October 2026, 08:50 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të Korçës, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë edhe një punonjës i Policisë së Qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin dhe po udhëtonte me automjetin e tij.

Nga përplasja, drejtuesi i motomjetit, një 60-vjeçar, ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, punonjësi i Policisë është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku raportohet se ndodhet në Reanimacion dhe po merr ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Po ndodh...