Drogë pranë shkollave në Tiranë/ Finalizohet operacioni “Perimetri”, arrestohet 26-vjeçari nga Elbasani

4 October 2026, 10:29 / AKTUALITET ALFA PRESS
Drogë pranë shkollave në Tiranë/ Finalizohet operacioni

Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave në kryeqytet. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 26-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe një armë të ftohtë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu e kishte siguruar lëndën narkotike dhe e kishte ndarë në doza gati për shitje, me qëllim shpërndarjen në zona të ndryshme të Tiranës, e veçanërisht pranë shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

 

Po ndodh...