A do të qëndrojë në burg Ergys Agasi? Apeli shtyn vendimin për ditën e nesërme

21 September 2026, 12:39 / AKTUALITET ALFA PRESS
A do të qëndrojë në burg Ergys Agasi? Apeli shtyn vendimin

Është zhvilluar mesditën e kësaj të hëne, seanca në Apelin e Posaçëm, ndaj Ergys Agasit, i cili kishte ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas raportimeve, gjyqtari Florian Kalaja, pas përfundimit të seancës ka deklaruar se vendimi do të shpallet ditën e nesërme në orën 13:00.

Ergys Agasi, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dhjetor të vitit 2025, pasi GJKKO kishte caktuar ndaj tij, në mungesë, masën e sigurisë “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”.

Ai u arrestua më 26 gusht 2026, pas rreth tetë muajsh në arrati, në zonën e Plepave në Durrës. Pas arrestimit, GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg”, vendim të cilin Agasi e ankimoi në Apelin e Posaçëm.

Po ashtu, në momentin e arrestimit, në automjet me Agasin, ndodhej, Ulian Shpataraku, i cili u la në burg nga GJKKO, pasi akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Po ndodh...

ide