E rëndë në Durrës/ Po priste në stacionin e autobusit, ndërron jetë i moshuari

21 September 2026, 12:33 / AKTUALITET ALFA PRESS
E rëndë në Durrës/ Po priste në stacionin e autobusit,

Një burrë i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në Durrës, teksa ndodhej në një stacion autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit lagjja nr.13, ku mësohet se i moshuari po priste në stacion kur është rrëzuar në tokë dhe ka humbur jetën, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Viktima është i moshës rreth 70 – 75 vjeç dhe nuk është identifikuar ende.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku kanë nisur punën për të zbardhur identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.

Po ndodh...

ide