Arrestohen dy 21-vjeçarë shqiptarë për trafik droge në Greqi

Dy 21-vjeçarë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Kretë, pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar të martën.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në apartamentin e marrë me qera nga shqiptarët, u gjetën lëndë narkotike, peshore precize dhe një shumë parash prej 9330 euro.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia greke ka arrestuar fillimisht në rrugë një prej të rinjve dhe pasi ka bastisur apartamentin edhe 21-vjeçari i dytë ka rënë në prangat e autoriteteve. Brenda banesës u gjetën më shumë se tre kilogramë kanabis, rreth 100 gramë kokainë, 9330 euro, por edhe dy peshore.
Sipas policisë, dy të rinjtë, jetonin në shtëpitë e prindërve të tyre dhe kishin marrë me qira apartamentin e vogël për të ushtruar veprimtarinë kriminale.
Policia ka konfiskuar edhe një motoçikletë që përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për të rinjtë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


