Aksident në “Lushnjë-Berat”/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi 62-vjeçar

13 Prill 2024, 09:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në “Lushnjë-Berat”/ Makina përplas motorin,
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të segmentit Fier-Shegan. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor ku që udhëtonte një person.

Ndërkohë i plagosuri është identifikuar si Etem Bushi, 62-vjeç. Po ashtu bëhet me dije se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Po ndodh...