Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë solidarizohet dhe lutet për shërimin e Papa Françeskut

24 Shkurt 2025, 14:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë solidarizohet dhe lutet

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e saj dhe ka bërë thirrje për lutje pas lajmit për sëmundjen e Papa Françeskut.

Në një mesazh drejtuar Shenjtërisë së Tij, Kisha uron shërim të shpejtë dhe të plotë për Papa Françeskun, duke u lutur për vazhdimin e misionit të Tij për Kishën Katolike dhe besimtarët anembanë botës.

Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe besimtarët e saj në mbarë botën.

“O Zot, Perëndia im, unë të kam thirrur në ndihmë dhe ti më ke shëruar” (Psalmi 30:2).

Me respekt dhe dashuri vëllazërore në Krishtin,

†Joani”, thuhet në mesazhin e Kishës Ortodokse.

 

Po ndodh...

ide