Alibeaj: Rama së shpejti subjekt i SPAK-ut, nesër do mbaj fjalimin e fundit publik

25 Shkurt 2025, 22:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Alibeaj: Rama së shpejti subjekt i SPAK-ut, nesër do mbaj fjalimin e

Drejtues i Partisë Djathtas 1912, Enkelejd Alibeaj, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku tha se tashmë është radha e kryeministrit Edi Rama për t’u thirrur në SPAK.

Alibeaj tha se Rama nesër do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK.

SPAK-ut po i bëhet gjyq partiak, gjyq i një pushteti ndaj një pushteti tjetër. Me sa duket, tashmë që i kanë rënë pas hekurave 17 kryetarë bashkish, ish-ministrja e deputetë, radha tani është tek ai. Kaq e thjeshtë është.

Me sa duket është duke bërë provat gjeneralë të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ku mesa duket do të dëgjojmë fjalimin e fundit të Edi Ramës.

Do ta thërrasë SPAK-u, pastaj këto vajtimet në grup i bëjnë të grupi parlamentar i Partisë Socialiste”, tha Alibeaj në A2CNN.



Po ndodh...