"Rrezik për botën", Rama justifikon fjalët e rënda për Trump: Isha i ri atëherë!

25 Shkurt 2025, 23:41 / POLITIKË ALFA PRESS

"Rrezik për botën", Rama justifikon fjalët e rënda
Duket se kryeministri i Shqipërisë po ndihet i pasigur, në mos i frikësuar për vijushmërinë e tij pas rikthimit të Trump në SHBA dhe rikthimit të çêshtjes "McGonigal.

Këtë të martë ai êshtë shfaqur i penduar për deklaratat e forta që ka dhënë 7 vite më parë kur e quante presidentin aktual një rrezik për, botën, Amerikën dhe Shqipërinë. Ai êshtë justifikuar, se ishte i ri dhe pa të gjitha flokët e bardha.

Në një intervistë dhënë tv grek “Mega” Rama është shprehur se ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump.

Pjesë e deklaratës së Edi Ramës:

“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim”.

 

Po ndodh...