Akuzon lojtarin e vet se ka trukuar ndeshje, presidenti i klubit rrëmben portierin dhe e torturon

25 Shkurt 2025, 23:48 / SPORT ALFA PRESS

Akuzon lojtarin e vet se ka trukuar ndeshje, presidenti i klubit rrëmben
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin kamerunas, ku mediat vendase bëjnë të ditur se një portieri ri, Erik Parfet Djomeni, vetëm 19-vjeçar, është rrëmbyer dhe po torturohet nga vetë presidenti i skuadrës së tij, Viktoria Junajtid.

Valentin Nkuain, numri 1 i klubit, ka akuzuar lojtarin se ka trukuar dhe ka shitur ndeshje të kampionatit, pasi ka vënë baste onlinë për dy prej tyre. Por portieri i ri ka hedhur poshtë gjithçka. Presidenti e ka dërguar edhe në një komisariat  policie për ta marrë në pyetje, por nuk kishte shumë sukses sepse nuk ka nxjerrë një pranim nga ai.

I pakënaqur, Nkuain raportohet se ka dërguar dy persona të armatosur në shtëpinë e lojtarit dhe ata e kanë rrëmbyer atë, duke e çuar në një vend të fshehtë. Bëhet e ditur se ai i është nënshtruar torturave për ta bindur të pranojë fajin e tij. E ëma e futbollistit ndërkohë ka shkuar në zyrat e klubit për ta kërkuar, duke mos marrë përgjigje.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga sindikata e futbollistëve profesionistë të Kamerunit, që ka denoncuar këtë situatë të rëndë të portierit 19-vjeçar.

 

Po ndodh...