Në 30 sekonda "avulluan" dy "Range Rover", hajdutët bëjnë kërdinë në Lezhë, një ditë më parë ishte vjedhur edhe një tjetër makinë

Dy automjete të tipit "Range Rover" janë vjedhur natën e mbrëmshme në qytetin e Lezhës. Makinat ishin të parkuara në një distancë 20 m larg njëra-tjetrës. Skifterët kanë shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë tjetër dhe më pas ata janë ulur duke bërë grabitjen e dy makinave. Ata menjëhërë kanë mundur të hapin makinat ku është cilësuar se vjedhësve u është dashur vetëm 30 sekinda për të hypur në makinë dhe të tre automjetet janë larguar përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.
Një tjetër Range Rover është vjedhur pak ditë më parë në Lezhë ndërsa nuk dihet nësë vjedhjet e këtyre makinave kanë lidhje me njëra-tjetrën. Policia e Lezhës po bashkëpunon edhe me atë të Shkodrës për të parë kamera të tjera përgjatë superstradës. Ata kanë tentuar të humbin gjurmët duke përdorur rrugën e lagjes “Nënë Tereza”, për të kaluar në superstradën drejt Shkodrës. Policia dyshon se autorët kanë studiuar më parë zonën, ndaj dhe po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar hajdutët të cilët janë parë në kamerat e sigurisë duke hapur dhe vjedhur automjetet.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
