‘Plumbi i Artë’/ Avokati merr në pyetje Nuredin Dumanin, rrëfehet për grabitjen e argjendarisë në Elbasan
Gjykata vendos të mbajë me dyer të hapura procesin e Plumbit të Artë, ku është radha e avokatëve që t’i drejtojnë pyetje dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Dëshmitari u pyet për Gentian Sharrën dhe detaje për Talo Çelën:
Avokati : Gentian Sharrën nga e njihni?
Nuredin Dumani: E njoh nga Talo Cela në 2010- 2011, sepse kishte një lokal pranë shtëpisë së Talos.
Nuredin Dumani: Çmontonte makina të vjedhura, vetë i kam çuar makina të vjedhura bashkë me Talon.
Avokati: A ka qenë ngjarja e parë me Gentian Sharrën?
Avokati: Po grabitje e ndonjë shtetasi?
Dumani: Ka qenë grabitja që kemi kryer në Elbasan kemi grabitur një argjendar, kjo ka qenë e para. Ose ka qenë fundi i 2011 ose fillimi i i 2012.
Avokati: Si e identifikuat viktimën?
Dumani: E kishte identifikuar Gentiani, ai ishte organizatori.
Avokati: Çfarë ju tha Gentiani?
Dumani: Ideja ishte që Talo dhe Gentiani do ishin duke pritur. Do ndodhte në një parkim, në një lagje të vjetër. Ai po shkonte tek makina ka patur një benz.
Avokati: Ku ishte vendi ku do grabisnit?
Dumani: E biseduam në shtëpinë e Talo Çelës.
Avokati: Ku ndodhet shtëpia e tij?
Dumani: Në afërsi të servisit të Gentian Sharrës.
Avokati: Çfarë shtëpie është?
Dumani: Nuk ka patur portë atëherë.
Avokati: A ka qenë e rrethuar shtëpia e Talos?
Avokati: Çfarë fiziku kishte viktima nëse e mbani mend?
Dumani: I mbushur më i gjatë se unë.
Dumani: Një çantë unë, një çantë Ilirian Feci, çantat ishin blu ose të zeza.
Avokati: Çfarë kishte veshur viktima?
Ndërhyn gjykata: Për çfarë janë të nevojshme këto pyetje?
Avokati: Për të përcaktuar a ka qenë ky në vjedhje.
Avokati: Çfarë kishin çantat?
Dumani: Floriri kishte peshë tetë kg e 200 gramë dhe kishte ora.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128