
Proda takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP: Kontribut të rëndësishëm në shumë fusha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi një takim me zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, Steven Fields.
Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor.
Drejtor Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ai vlerësoi gjithashtu investimet e konsiderueshme financiare dhe teknike të realizuara nga ICITAP, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit.
Në përfundim, drejtori Proda shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe besimin e vazhdueshëm të ICITAP, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model të suksesshëm për zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128