
“S’mund ta dimë nëse fëmija vdiq nga miokarditi”, mjekja flet për vdekjen e 12-vjeçarit: 12-vjeçarit iu...

Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë, Aurora Dollenberg, në një intervistë me Skype në News 24 foli më tepër për rastin e vogëlushit nga Korça që ndërroi jetë përpara disa ditësh.
Dollenberg tha se vogëlushit i është bërë diagnoza e gabuar. Ajo shtoi se fëmija nuk ka pasur virozë dhe se kjo gjë shihet nga analizat. Sipas saj, nëse djali do të merrte mjekimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Dollenberg nënvizoi se nuk mund të vërtetohet që djaloshi ka vdekur nga miokarditi akut.
Aurora Dollenberg, kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Europë: Është bërë diagnozë e gabuar. Fëmija nuk ka pasur virozë, shihet nga analizat. Djali është “rrokullisur” më kot për disa ditë. U humbën 10 ditë kohë. Nga analizat, rezultonte se djali ka pasur infeksion bakterial. Edhe kur është bërë diagnoza e duhur, ilaçet kanë qenë të pamjaftueshme. Iu dha antibiotik i ulët.
Fataliteti për raste të tilla është thuajse i përjashtuar, nëse djali do trajtohej siç duhet. Nëse djali do të merrte trajtimin e duhur, do të kishte shpëtuar. Me anë të diagnostikimit të duhur, situata do të përmirësohej me kohën. Nuk mund ta dimë nëse djali ka vdekur nga miokarditi akut.
-
-
VIDEO/ Mahrez çmend tifozët, shënon supergol në Arabi
27 Janar, 16:31

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128