U gjet i masakruar në pyll, Bledar Dedja prej dy vitesh në një lidhje jashtëmartesore me një shqiptare

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje më vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja i cili u gjet para disa ditësh i masakruar ne pyll. Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se Dedja ka qenë në një lidhje jashtëmartesore prej dy vitesh me një 30-vjeçare shqiptare të cilën e kishte njohur në një aplikacion njohjesh. Lidhjen me shqiptarin e ka pranuar vetë 30-vjeçarja. Ajo u gjurmua nga hetuesit pasi këta të fundit analizuan telefonin e viktimës ku shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që 39-vjeçari kishte komunikuar.
Hetimet në fillim nisën për një grabitje por me pas ra pishtë si pistë pasi atij nuk i mungonte asgjë nga sendet personale, Më pas autoritet italiane hapën pistën e krimit të pasionit ku po dalin në dritë detaje të reja. Dyshimet janë se Dedja bënte një jetë të dyfishtë pasi ai ishte i martuar. Ka dyshimet se ai ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online, që i finalizonte me takime, por dyshime ka po ashtu se ai mund të ketë pasur njohje me disa gra të tjera.
Aktualisht nuk ka ende një autor për krimin e rëndë që ndodhi në Asolo të Treviso-s. Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë në pyjet e Paderno del Grappa dhe sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë, por shkaku i vdekjes u identifikua si një goditje e vetme fatale në shpinë, mjaft e fuqishme për të shkaktuar gjakderdhje të brendshme në gjoks.
-
Nën hetim nga SPAK, largohet nga detyra kreu i FSHU
26 Janar, 13:40 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



