U kërcënua nga Ben Qimja, merret në mbrojtje gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi

Nën dyshimet se kishte kanosur me jetë gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi, gjykata urdhëroi kontroll në banesën e Arben Isufajt, i njohur me nofkën Ben Qimja, një personazh kontrovers i botës së krimit. Isufaj, 55-vjeçar nuk ndodhej në shtëpi në momentin kur forcat speciale zbarkuan në Sheq të Madh dhe e rrethuan.
Por gjatë kontrollit, në banesën e të fortit të Fierit, u sekuestrua një pistoletë që kishte te gdhehura inicialet e tij, një jelek policie, dokumenta zyrtare dhe 5 DVR.
Ai u shpall në kërkim nën dyshimet për kanisje të gjyqtarit dhe armëmbajtje pa leje.
Hetimi ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin Cjapi.
Mbi këtë bazë, u urdhërua dhe kontrolli në banesën e tij. Gjyqtari Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.
Nga burimet konfirmohet se Vladimir Cjapi ka në shqyrtim një dosje për 3 perspna që dyshohet se kanë vrarë në 1997 xhaxhain e Arben Isufajt.
Ky i fundit, më herët ishte në kërkim policor pasi dyshohej për vrasjen e Demir Backës, por ndaj tij nuk u ngrit akuzë për vrasje. Ndërsa vite më parë ja hodhi drejtësisë, ndonëse kërkohej për krime të rënda nga drejtësia italiane.
-
-
-
VOA: Shqetësues numri i vetëvrasjeve në Shqipëri
20 Shkurt, 16:30 -
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



