Berisha këshillon Ramën: Historia ka treguar se ata që nuk dinë të dorëhiqen, përfundojnë në mënyrë fatale!

14 October 2026, 22:23 / POLITIKË ALFA PRESS
Berisha këshillon Ramën: Historia ka treguar se ata që nuk

Ndërkohë që protestuesit, përfshi edhe studentët këto 2 ditë, kërkojnë largimin dhe parsqitjen para drejtësisë të Ramës dhe Berishës si përgsqësues të Kastës së korruptiar dhe uzurpues të Sistemit dhe penhmatës të demokracisë funksionale edhe brenda partive që drejtojnë, kreu i PD ka këshilluar kryeministrin që të dorëhiqet sa nuk është vonë!

Berisha-Ramës: Historia ka provuar që ata që nuk kanë ditur të japin dorëheqjen, e kanë pësuar në mënyrën më fatale!

Çdo mbështetës i PD duhet të gjendet në anën e studentëve në këtë orë të historisë. Çdo njëri prej jush, çdo anëtar, çdo mbështetës i PD duhet të gjendet në anën e studentëve në këtë orë të historisë.

Duke dënuar edhe njëherë me forcën më të madhe dhunën brutale, të paparë ndaj protestuesve paqësorë dhe shprehur solidaritetin tonë të plotë me protestën studentore, i rikujtoj Edi Ramës se nuk ka absolutisht asnjë shpresë.

Ndaj dhe jep dorëheqjen që kriza të mos të të përpijë.

Jep dorëheqjen se historia ka provuar që ata që nuk kanë ditur të japin dorëheqjen, e kanë pësuar në mënyrën më fatale.

Të rikujtoj këtu një moment, në vitin 1990, më 11 dhjetor në plenumin e Komitetit Qëndror të Partisë, Ramiz Alia u thotë anëtarëve të plenumit: Ata kërkojnë kokën time, se ata studentët kërkonin që të shkonte në qytet t’i takonte. Ata janë, thotë ai, për një skenar Çaushesku.

Por të jemi të vërtetë, Ramiz Alia e kuptoi që skenari i Çausheskut e gllabëronte atë, ndaj i priti dhe i takoi studentët.

Tani, këta studentë nuk kërkojnë takim, këta kërkojnë dorëheqje.

Kërkojnë dorëheqje dhe atij mund t’i duket si një dënim pa rekurs, por e ka mbushur kupën, ka tejkaluar gjithçka.

Ndaj dhe i them jep dorëheqjen menjëherë se sa më parë./Alfapress.al

Po ndodh...