PSG i jep leksion futbolli Manchester Cityt në ndeshjen me 6 gola, Haaland nuk mjafton

14 October 2026, 23:09 / SPORT ALFA PRESS
PSG i jep leksion futbolli Manchester Cityt në ndeshjen me 6 gola, Haaland

Paris Saint-Germain ka fituar 4-2 ndaj Manchester Cityt, në një ndeshje spektakolare, ku skuadra franceze krijoi një avantazh të rëndësishëm që në pjesën e parë dhe arriti ta ruajë deri në fund.

PSG e mbylli pjesën e parë në avantazhin e tre golave, ndërsa Manchester City u rikthye në lojë pas pushimit, duke kërkuar me ngulm përmbysjen. Erling Haaland shënoi golin e parë për anglezët në minutën e 53-të, me një goditje me kokë pas krosimit të Ndiaye.

Megjithatë, në minutën e 62-të, Akliouche realizoi golin e katërt për PSG-në, duke e çuar rezultatin në 4-1 dhe duke vështirësuar misionin e vendasve.

City nuk u dorëzua dhe vijoi të sulmonte. Haaland goditi traversën në minutën e 74-t, ndërsa vetëm një minutë më vonë shënoi golin e dytë personal, pas asistit të Bouaddi, duke ngushtuar diferencën në 4-2.

Në minutat e fundit, Manchester City kërkoi të shënonte sërish, por mbrojtja e PSG-së dhe portieri Safonov arritën të ruanin avantazhin. PSG arriti të fitojë edhe një penallti në fund, por Torres e gjuan lehtë dhe Donnaruma arrin ta ndalë.

Pas 90 minutash lojë, Paris Saint-Germain merr fitoren 4-2, ndërsa Manchester City nuk arrin të kompletojë përmbysjen, pavarësisht reagimit në pjesën e dytë.

REZULTATI LIVE

Manchester City-PSG 2-4
Haaland 54′, 74′, Akliouche 62’/ Doue 13′, Dembele 15′, Vitinha 31′

VIDEO – Goli i Doue

VIDEO – Goli i Dembele

VIDEO – Goli i Vitinha

VIDEO – Goli i parë i Haaland

VIDEO – Goli i Akliouche 

VIDEO – Goli i dytë i Haaland

Top Channel

Po ndodh...