Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e vet: Kujdes! Protesta mund të përhapet

14 October 2026, 18:38 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e vet: Kujdes! Protesta mund

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reaguar sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së mërkurës gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të zhvendosur më tej para kryeministrisë.

Përmes një mesazhi drejtuar shtetasve amerikanë në Tiranë ambasada ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa thekson se protesta rrezikon të përhapet edhe në ndërtesa të tjera qeveritare.

“Një protestë në Rrugën e Durrësit, ngjitur me Sheshin Skënderbej, është duke vazhduar aktualisht dhe është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht prani të shtuar të policisë, ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Personelit të Ambasadës në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat.

Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e SHBA.

Po ndodh...