Tirana në Flakë!/ Molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, iu vu zjarri 2 ministrive
Protesta e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të forta pranë Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të godinës, ndërsa dëgjohen thirrjet “Digje, digje!”. Punonjës të Gardës së Republikës kanë hedhur gaz lotsjellës nga tarraca e Kryeministrisë drejt protestuesve.
Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë në disa fronte, ndërsa forcat speciale dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” janë pozicionuar pranë institucioneve.
“Efektivë Shqiponja dhe të FNSH-së po shkojnë drejt kryeministrisë. Situata vijon të jetë kaotike te kryeministria. Nga informacionet e minutave më parë, kryeministri Edi Rama ka qenë në zyrën e tij, ku sot gjatë ditës mblodhi kabinetin qeveritar dhe anuloi mbledhjen e përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me qeverinë e tij. Kryeministria është blinduar orë më parë. Zoti Rama dhe ministrat kanë hyrë vetëm nga pas kryeministrisë në asnjë prej hyrjeve të tjera të godinës së kryeministrisë sot. Nuk e dimë në këto çaste nëse vijon ende të jetë në godinë apo jo”, raportohet nga tereni.
Përplasjet janë shtrirë edhe në rrugën “Ismail Qemali” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë dëmtuar pronën publike dhe kanë tentuar të krijojnë barrikada me vazo lulesh dhe blloqe betoni.
“Ka dhe një front tjetër, një pjesë e qytetarëve tentojnë të sulmojnë nga ana tjetër e kryeministrisë në rrugën Ismail Qemali. Ndërkohë gazi lotsjellës ka mbuluar të gjithë bulevardin, dëshmorët e kombit dhe protestuesit, pjesa më e madhe e tyre po largohen. Një pjesë e tyre vijojnë të sulmojnë edhe lulishten e piramidës ku mjeti ujëhedhës duket se ka të pamundur që të arrijë. Shpërthimet e herëpashershme janë tymuese, molotovë dhe fishekëzjarre. Nga punonjësit e gardës në Tarracë është hedhur gaz lotsjellës. Ka ndërhyrë edhe garda kundër protestuesve”.
Më herët, protestuesit dëmtuan godinat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa janë raportuar edhe vatra zjarri në disa pika të bulevardit. Gjatë përplasjeve, një protestues është parë i lënduar, ndërsa qytetarë të tjerë i kanë ofruar ndihmën e parë.
Po ndodh...
ide
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Aritmetika elektorale e reformës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
