Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Nga Sidi Hasanaj
Përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë po vazhdojnë me intensitet të lartë në bulevardin kryesor, përpara godinës së Kryeministrisë.
Së fundmi, situata është përshkallëzuar edhe më tej pasi kanë marrë flakë pemët që ndodhen brenda perimetrit të gardhit mbrojtës të Kryeministrisë.
Flakët dhe tymi po përhapen me shpejtësi, ndërsa protestuesit vijojnë qëndresën dhe përballjen me efektivët e policisë.
Në vendngjarje mbetet mjaft e tensionuar atmosfera, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.