Media britanike jehonë revoltës në Tiranë: Studentët kërkojnë largimin e qeverisë
Revolta e studentëve që kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij ka marrë vëmendjen e medias së njohur britanike Channel 4 News, e cila raporton mbi përshkallëzimin e protestave në përplasje të dhunshme, ku demonstruesit kanë hedhur tulla dhe blloqe betoni drejt ndërtesave qeveritare.
Sipas raportimit, policia shqiptare është kundërpërgjigjur ndaj protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërkohë që disa demonstrues janë ndaluar nga forcat e rendit. Këto pamje vijnë në një kohë kur pakënaqësia e studentëve ndaj kushteve në universitete dhe politikave arsimore është shndërruar në një front të ri përballjeje me qeverinë.
Të rinjtë ngrenë shqetësimet e tyre mbi kushtet e dobëta në universitete, rritjen e kostove të arsimit dhe mungesën e sigurisë për të ardhmen profesionale pas diplomimit, probleme që ushqejnë pasigurinë dhe pakënaqësinë e gjerë ndaj mënyrës se si qeveriset vendi.
Channel 4 News thekson se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në një klimë të shoqëruar nga akuza të shumta për korrupsion. Kjo lëvizje e studentëve po i shtohet kështu presionit më të gjerë ndaj qeverisë, ndërsa thirrja për largimin e kryeministrit është kthyer në një pikë kyçe të mobilizimit kundër qeverisë.
Po ndodh...
ide
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Aritmetika elektorale e reformës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
