I riu dhunohet dhe goditet gjatë futjes në furgonin e policisë

14 October 2026, 22:17 / AKTUALITET ALFA PRESS
I riu dhunohet dhe goditet gjatë futjes në furgonin e policisë

Një tjetër protestues është shoqëruar nga policia, ndërsa gjatë ndërhyrjes ndaj tij është përdorur dhunë.

Dhe pse i riu ishte i qetë dhe po futej në makinën e policisë, këta të fundit e kanë grushtuar.

Ndërkohë, protesta e studentëve është përshkallëzuar, me tubuesit që janë shpërndarë në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Gjatë lëvizjes së tyre, janë djegur kosha mbeturinash dhe janë vënë në flakë edhe disa institucione.

Po ndodh...