Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pasi një anije turistike u përmbys në Gjirin Ha Long të Vietnamit, sipas raportimeve nga media shtetërore.
Anija “Wonder Sea”, e cila mbante 53 persona në bord, përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit, u përmbys të shtunën rreth orës 14:00 me orën lokale, si pasojë e erërave të forta.
Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Vietnamit, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 11 të mbijetuar dhe trupat e 27 viktimave, tetë prej të cilëve janë fëmijë.
Identitetet dhe kombësitë e turistëve ende nuk janë konfirmuar, ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë. Shumica e pasagjerëve ishin turistë nga kryeqyteti Hanoi, përfshirë rreth 20 fëmijë.
Ngjarja ndodhi në kohën kur stuhia tropikale Wipha kishte prekur Detin e Kinës Jugore, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në rajon. Kjo është stuhia e tretë që godet zonën për këtë vit dhe pritet të zbresë në bregun verior të Vietnamit në fillim të javës së ardhshme.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


