
Një nga misteret më të mëdha të aviacionit në histori, rinisin kërkimet për aeroplanin që u zhduk 11 vite më parë


Një kërkim i ri për fluturimin MH370 të Malaysia Airlines është nisur sërish pas më shumë se një dekade, kur avioni u zhduk, duke u quajtur një nga misteret më të mëdha të aviacionit në histori.
Firma e eksplorimit detar Ocean Infinity ka rifilluar kërkimin për avionin e zhdukur, sipas asaj që tha ministri malajzian i transportit, Anthony Loke.
Loke u tha gazetarëve se detajet e kontratës midis Malajzisë dhe firmës ishin ende duke u finalizuar, por mirëpriti kërkesën e Ocean Infinity për të vënë në dispozicion anijet e tyre për të filluar kërkimin për aeroplanin, i cili u zhduk në mars 2014.
Detajet për sa kohë do të zgjasin kërkimi nuk ishin negociuar ende, tha ai. Ai gjithashtu nuk dha detaje se kur saktësisht firma britanike do të nisë nga puna, shkruan Guardian.
MH370 u zhduk nga radarët pak pasi u ngrit nga aeroporti i Kuala Lumpur në mars 2014. Ai ishte nisur për në Pekin, me 12 anëtarë ekuipazhi dhe 227 pasagjerë në bord. Avioni nuk është gjetur asnjëherë dhe nuk dihet arsyeja e zhdukjes së tij.
“Jemi shumë të lehtësuar dhe të kënaqur që kërkimet po rifillojnë edhe një herë pas një pauze kaq të gjatë”, tha për AFP malajzianja Grace Nathan, 36 vjeçe, e cila humbi nënën e saj në avionin e dënuar.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128